Avokati i Popullit në Kosovë: Sistemi gjyqësor dhe ekzekutivi, shkelësit kryesor të të drejtave të njeriut

Nga Exit News
Avokati i Popullit në Kosovë: Sistemi gjyqësor dhe ekzekutivi, shkelësit kryesor të të drejtave të njeriut

Avokati i Popullit në Kosovës pohoi se sistemi gjyqësor raporton shumicën e shkeljeve të të drejtave të njeriut në vend.

Në një intervistë për KosovaPress, Avokati i Popullit Hilmi Jashari tha se proceset gjyqësore të zvarritura, si dhe mungesa e zbatimit të vendimeve gjyqësore, mbeten shqetësime kryesore për qytetarët e Kosovës gjatë tre muajve të parë të vitit 2020, duke marrë parasysh shumicën e ankesave të paraqitura pranë zyrës së Avokatit të Popullit.

“Procedurat gjyqësore në Kosovë zgjasin deri në 8 vjet”, pohoi ai.

Jashari rekomandoi që qeveria të miratojë një ligj procedurial që do t’u garantojë qytetarëve mundësinë e kompensimit në rastet e procedurave të vonuara gjyqësore.

Pushteti ekzekutiv, përfshirë institucionet administrative të vendit dhe ministritë, vijnë në vend të dytë.

Zyra e Avokatit të Popullit në Kosovë ka pranuar 588 ankesa që nga janari i vitit 2020, përfshirë ankesat individuale, ankesat nga grupe të caktuara dhe kërkesa për hetime.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>