Avokati i Popuulit njoftoi sot se tre kandidatë të tjerë nga radhët e avokatëve shqiptarë kanë paraqitur kërkesa të vlefshme për dy nga vendet e rezervuara për ta në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).
Një muaj më parë, vetëm pesë avokatë përmbushën kërkesat, ndaj Avokati i Popullit kërkoi ripahje të aplikimeve. Në total, këta janë tetë kandidatët avokatë për dy poste në KLP:
Floreta Gjini
Gëzim Allaraj
Kozma Jano
Nurihan Seiti
Veronika Vangjeli
Tartar Bazaj
Petrit Gaçi
Ilir Nikolla
Më parë, u përzgjodhën dhe tetë kandidatët avoaktë për dy poste në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ):
Alban Toro
Arben Prifti
Arben Vani
Fatos Lazimi
Genti Sinani
Gëzim Allaraj
Saimir Vishaj
Sinan Tafaj
Sokol Lamaj
Fatmira Luli
Siç mund të jetë e qartë, avokati Gëzim Allaraj ka aplikuar në të dy institucionet.
Si KLP dhe KLGJ përbëhen nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 nga radhët e gjyqtarëve, 2 nga radhët e juristëve, 2 profesorë të drejtësisë dhe 1 anëtar i shoqërisë civile.
Përbërja e dy institucioneve do të votohet në parlamentin e ardhshëm.