
Avokati i Popullit i bën thirrje institucioneve diplomatike shqiptare dhe greke të ndërhyjnë për zgjidhjen e situatës së krijuar në pikat kufitare te Kakavijës dhe Kapshticës, ku qytetarët prej thuajse 48 orësh presin në rradhë për të kaluar doganën.
Në një deklaratë publike ky institucion i ka kërkuar edhe autoriteteve përgjegjëse shqiptare, të ndihmojnë qytetarët e mbetur në rradhët kilometrike me nevojat bazike si ushqim dhe ujë, apo me shërbime higjeno-sanitare.
Avokati i Popullit do të ndjekë dhe monitorojë përmbushjen e detyrimeve të institucioneve për normalizimin e situatës, shkruhet në deklaratën e këtij institucioni.