Avokati i Popullit i bëri thirrje qeverisë të shamngin konfliktin me banorët e Unazës së Re. Në një postim në rrjetin social në Facebook, AP i bëri thirrje autoriteteve të mos vazhdojë me zbatimin e projektit pa u sqaruar çështja.
“Avokati i Popullit tërheq vëmendjen e autoriteteve shtetërore që të mënjanojnë konfliktin me qytetarët, të mos zbatojnë politikën e faktit të kryer e të mos e tejkalojnë me anë të zellit të pajustifikuar detyrën e tyre, sidomos në kushtet kur çështja për të cilën ka lindur ky konflikt nuk është sqaruar.”
Gjithashtu Avokati i Popullit ju bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe vendase të ndërhyjnë për të qetësuar situatën.
“Institucioni i Avokatit të Popullit u bën thirrjen autoriteteve të tjera vendase dhe ndërkombëtare që të ndërhyjnë sa më parë për qetësimin e situatës.”
Avokati i Populli deklaroi dje se i ka kërkuar qeverisë të dëmshpërblejë dhe ata banorë të Unazës, të cilët prisnin legalizimet prej vitesh, pasi paraqiti një raport disa kohë më parë përpara Kuvendit ku konstatoi shkelje të të drejtave të njeriut.