Avokati i Popullit: Veprimet e policisë ndaj protestuesve jo proporcionale dhe në shkelje të Kushtetutës

Nga Exit News
Avokati i Popullit: Veprimet e policisë ndaj protestuesve jo proporcionale dhe në shkelje të Kushtetutës

Avokati i Popullit, Erinda Ballanca deklaroi se veprimet e policisë ndaj protestuesve te Sheshi Skëndërbej janë jo proporcionale dhe shkelin Kushtetutën e ligjin.

Zonja Ballanca pohoi se pavarësisht se jemi në gjendje të fatkeqësisë natyrore dhe të drejtat janë të  kufizuara, po kufizimi i tyre duhet të jetë propocional.

E drejta e tubimit është një e drejtë e kufizuar në këtë përiudhë, por në rast se respektohen distancat e kërkuara, nuk ka pse të pengohet.

Zonja Ballanca theksoi se qeveria ka detyrë të garantojë të drejtën e tubimit dhe në rast se për shkak të masave të vendosura kjo e drejtë kufizohet, qeveria duhet të provojë se kufizimi që ajo po bën është masa më e përshtatshme në këtë situatë.

Në lidhje me masat e marra nga qeveria, Ballanca tha se mungesa e Gjykatës Kushtetuese e ka pamundësuar rishikimin e masave kufizuese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>