Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper deklaroi se prokuroria dhe gjykata e Hagës nuk ka njoftuar në kohë palën e akuzuar.
Gjatë seancës paraprake në Hagë, avokati mbrojtës i Thaçit u shpreh:
“Procesi u realizua pa njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur, do bashkëpunojmë me gjykatën, siç ka bërë Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve.
Gjykata po heton këto çështje për 5 vjet dhe më shumë, ndërsa ju e keni aktakuzën para 6 muajsh.
Për herë të parë mësuam për këtë çështje të mërkurën, nuk ishte e mundur që të krijohet një ekip mbrojtës, apo njerëz që donin të ishin të pranishëm në këtë seancë. E pakuptim, e kemi të vështirë të kuptojë pse është bërë në këtë mënyrë.”
Pavarësisht kësaj, avokati deklaroi se Hashim Thaçi do të bashkëpunojë me drejtësinë.