Avokati i Thaçit ankohet për njoftimin me vonesë nga gjykata dhe prokuroria e Hagës

Nga Exit News
Avokati i Thaçit ankohet për njoftimin me vonesë nga gjykata dhe prokuroria e Hagës

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi,  David Hooper deklaroi se prokuroria dhe gjykata e Hagës nuk ka njoftuar në kohë palën e akuzuar.

Gjatë seancës paraprake në Hagë, avokati mbrojtës i Thaçit u shpreh:

“Procesi u realizua pa njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur, do bashkëpunojmë me gjykatën, siç ka bërë Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve.

Gjykata po heton këto çështje për 5 vjet dhe më shumë, ndërsa ju e keni aktakuzën para 6 muajsh.

Për herë të parë mësuam për këtë çështje të mërkurën, nuk ishte e mundur që të krijohet një ekip mbrojtës, apo njerëz që donin të ishin të pranishëm në këtë seancë. E pakuptim, e kemi të vështirë të kuptojë pse është bërë në këtë mënyrë.”

Pavarësisht kësaj, avokati deklaroi se Hashim Thaçi do të bashkëpunojë me drejtësinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>