Avokatja e Popullit: Asnjë ligj nuk u zbatua, bashkia shembi teatrin pa pasur leje e projekt për të riun

Nga Exit News
Avokatja e Popullit: Asnjë ligj nuk u zbatua, bashkia shembi teatrin pa pasur leje e projekt për të riun

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka gjetur një sërë shkeljesh ligjore nga ana e institucioneve shtetërore në çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

E ftuar në televizionin Ora News, Zonja Ballanca tha se ‘shembja është një çështje, e cila do të ngrejë shumë problematika, dhe kërkon një diskutim të thellë.’

Avokatja e Popullit theksoi se vendimi për prishjen e ndërtesave të teatrit është bërë në shkelje të ligjit pasi është bërë pa u marrë leja për projektin e ri:

“Asgjë nuk ishte normale, asgjë nuk ishte ashtu sikurse duhet të zbatohej ligji. Është e qartë se asnjë ndërtim nuk prishet pa u marrë leja për projektin e ri.

Parimisht leja për prishjen merret nga një institucion përkatës me projektin e ri. Këshilli Bashkiak, mori një miratim në cilësinë e pronarit pa një leje.

Ende nuk ka një fond dhe një projekt të miratuar për Teatrin e ri. Për çfarë arsyeja duhet të na japin një rrënojë në qendër të qytetit. Pse duhet që kjo bashki dhe qeveri, kur thoshte se nuk ka fonde për qytetarët, tani na dalin se paskan para për ndërtimin e një Teatri të ri.”

Edhe gjatë procesit të shembjes, Ballanca theksoi se policia ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve duke nisur shembjen e ndërtesave kur brenda kishte ende njerëz:

“Do të jetë gjykata ajo që do të vendosë në fund. Është shkelja e të drejtave të njeriut, përderisa kërcënohen të drejtat kulturore dhe përderisa janë kërcënuar jetët e personave që kanë qenë brenda Teatrit.”

Avokatja e Popullit dënoi dhe dhunën e ushtruar nga policia tek qytetarët që protestuan kundër shembjes së teatrit gjatë së dielës 17 maj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>