Avokatja e Popullit Ballanca mbështet publikisht gjykatësen Xhoxhaj

Avokatja e Popullit Ballanca mbështet publikisht gjykatësen Xhoxhaj

Avokatja e Populllit Erinda Ballanca deklaroi publikisht dje mbështetjen e saj për “shoqen personale” Gjykatësen e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj. Deklarata e Zonjës Ballanca minon pavarësinë e institucionit të Avokatit të Popullit, i cili ka funksion kyç në procedurat e krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë .

Deklaratat e pasurisë së Zonjës Xhoxhaj, e cila është edhe kandidate për Këshillin e Lartë të Emërimeve (KED) në drejtësi dhe kandidate për vendin e gjykatëses në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, u shqyrtuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve (KPK), i cili raportoi se kishte gjetur disa probleme në justifikimin e pasurisë. Në seancën dëgjimore të zhvilluar dje, doli se gjykatësja Xhoxhaj nuk justifikon dot me të ardhura të ligjshme disa prej pronave të saj.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e cila u zgjodh në krye të institucionit si pjesë e marrëveshjes parazgjedhore ndërmjet PD-së dhe PS-së, pas dëgjesës publike deklaroi se:

Unë personalisht kam qenë një nga personat që kam jetuar një periudhë të gjatë të kohës sime duke qenë avokate ditë për ditë dhe personalisht, pavarësisht çështjes së Komisionit të Verifikimit, unë e kam njohur Altina Xhoxhaj si një ndër gjyqtaret me korrekte që ekzistuar ndonjëherë. Sigurisht çështjet e hetimit janë çështje që kanë për tu trajtuar rast pas rasti nga Komisioni. E rëndësishme është që verifikimet të jenë të drejta të sakta dhe procesi të garantojë qoftë qytetarët që duan të kenë një sistem më të mirë drejtësie ashtu edhe gjyqtarët që kanë të drejta dhe të drejtat e tyre duhen mbrojtur.

Unë nuk flas në lidhje me aspektet proceduriale. Nga pamja e parë sigurisht që u respektuan, u dha një argument, u dëgjua pala tjetër. Rëndësi ka që reflektohen ato që janë prova. Avokati i Popullit ka qenë prezent në çdo seancë dëgjimore pasi ka konsideruar monitorimin e procesit si një të drejtë shumë të rëndësishme për të garantuar gjyqtarët dhe qytetarët se procesi është i rregullt.

(Gazetari e pyet) —Ju sot ishit si avokate e popullit apo si e njohur?

Unë jam si Avokate e Popullit. Unë e thashë përtej faktit personalisht unë nuk isha këtu si shoqe e saj për të ndihmuar, por personalisht e kam njohur shumë korrekte dhe kam ardhur ta dëgjoj edhe në mbrojtjen e saj. Komisioni nuk vendos çfarë them unë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>