Avokatura e Shtetit kërkon studio ligjore për çështjet në arbitrazh

Nga Exit News
Avokatura e Shtetit kërkon studio ligjore për çështjet në arbitrazh

Avokatura e Shtetit ka hapur garën për studio ligjore, të cilat do të përfaqësojnë Shqipërinë në çështjet e arbitrazhit.

Në një njoftim zyrtar Avokatura e Shtetit shkruan:

Komisioni i ngritur për kryerjen e procedurës përzgjedhëse me urdhrin nr.196, datë 03.12.2020 të Avokatit të Shtetit, ju njofton për fillimin e procedurës së kontraktimit e përzgjedhjes së avokatit/studios së avokatisë vendase ose të huaj, dhe ju fton të paraqisni interesin tuaj së bashku me ofertën përkatëse për të marrë pjesë në këtë procedure”

Në njoftim nuk bëhet e ditur çështja për të cilën Avokatura e Shtetit kërkon mbrojtje ligjore.

Kërkesa erdhi pak kohë pasi, India Power Solar e cila fitoi dy vite më parë garën për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Akërnisë kundërshtoi  anulimin e kontratës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Shteti shqiptar është paditur gjithashtu në Gjykatën e Arbitrazhin në Uashington nga Kompania ‘Durrës Container Terminal’ Sha dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>