Përmbledhja e Aktiviteteve të Kryeministrit Rama në SHBA

Përmbledhja e Aktiviteteve të Kryeministrit Rama në SHBA

Javën që shkoi, Kryeministri Edi Rama vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u shoqërua nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Më poshtë është lista e aktiviteteve që Kryeministri zhvilloi gjatë vizitës së tij:

10 Prill 2016 – Udhëtimi për në SHBA.

11 prill – Takim me diasporën shqiptare, në Muzeun Hebre në New York.

11 prill – Takim me kryebashkiakun e New Yorkut Bill De Blasio.

12 prill – Takim me Administratoren e Përgjithshme të USAID, Gayle Smith, në Washington.

13 Prill – Takim me Presidentin e Bankës Botërore Jim Kim në Washington.

13 prill –Fjalim në Këshillin e Atlantikut në Washington.

14 Prill – Vendosje kurore në varrezat kombëtare të SHBA-ve, në Arlington, Virginia.

14 Prill – Takim me bashkëkombas, senatorë, kongresmenë dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme në Shtetet e Bashkuara gjatë aktiviteti “Histori suksesi të shqiptarëve në Amerikë” në Capitol Hill.

14 Prill – Takim me Presidentin Obama dhe Zëvendës Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë.

14 Prill – Intervistë për Sokol Ballën në Top Story nga Washingtoni.

15 Prill – Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit kundër terrorizmit ndërmjet ministrit Saimir Tahiri dhe drejtorit të FBI-së James Comey.

16 Prill – Kthimi për në Tiranë

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>