Bajden: Kaluam një prej ditëve më të errëta në historinë e SHBA-së

Nga Exit News
Bajden: Kaluam një prej ditëve më të errëta në historinë e SHBA-së

Presidenti i 46-të i SHBA-ve Xho Bajden e ka cilësuar dhunën e ushtruar nga mbështetiësit e Trampit si një prej ditëve më të errëta në historinë e SHBA.

Të enjten në një komunikim për gazetarët Bajden kritikoi Trampin duke thënë se ai ndërmori një sulm ndaj institucioneve të demokracisë që prej fillimit.

Bajden kritikoi edhe autoritetet, duke thënë se u janë përgjigjur më butë protestuesve pro-Trumpit sesa protestuesve të “Black Lives Matter”.

Gjatë konferencës për shtyp Bajden tha:

 “Askush nuk mund të thotë se nëse do të kishte qenë grupi i Black Lives Matter (Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi) që protestonin dje , ata do të ishin trajtuar shumë, shumë më ndryshe sesa turma e banditëve që sulmuan Kongresin. Ne të gjithë e dimë se kjo është e vërtetë dhe është gjë e papranueshme”.

Ngjarjet e dhunshme të 6 janarit ku u vranë 4 persona kanë shkaktuar dorëheqjen e disa prej zyrtarëve të lartë amerikanë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, demokratja Nancy Pelosi kërkoi, të enjten, shkarkimin e menjëhershëm të Donald Trump-it përmes amendamentit 25.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>