Bajden kthen Sherman dhe Nuland në poste drejtuese të diplomacisë së SHBA

Nga Exit News
Bajden kthen Sherman dhe Nuland në poste drejtuese të diplomacisë së SHBA

Presidenti i zgjedhur demokrat Xho Bajden planifikon të emërojë veteranët e politikës së jashtme të SHBA, Uendi Sherman dhe Viktoria Nuland si numrin 2 dhe 3 në Departamentin e Shtetit, raporton Reuters.

Sherman, një nga negociatoret kryesore të marrëveshjes bërthamore të 2015 me Iranin që u braktis nga Presidenti Republikan Donald Tramp, do të caktohet për zv / sekretare e shtetit.

Nuland, një diplomate karriere e cilia ka shërbyer si e dërguara e SHBA-ve për Evropën, ambasadore e NATO-s dhe zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, do të emërohet nënsekretare e shtetit për çështjet politike.

Të dyja kanë përvojë të thellë në Departamentin e Shtetit, Sherman si e emëruar politike dhe Nuland si diplomate karriere.

Sherman ishte këshilltare e Departamentit të Shtetit dhe koordinator e politikave për Korenë e Veriur nga 1997 në 2001.

Nga viti 1993 në 1996 ajo shërbeu si ndihmëse sekretare e shtetit për çështjet legjislative.

Nuland, ish ndihmës sekretar i shtetit për çështjet evropiane shërbeu si zëvendës këshilltare e sigurimit të Zëvendës Presidentit të atëhershëm Dik Çeni nga 2003 në 2005. Nga viti 1993 në 1996, Nuland ka shërbyer si shefe e stafit të zëvendës sekretarit të shtetit.

Nuland ishte gjithashtu një nga nxitëset e reformës në drejtësi në Rumani dhe në Shqipëri.

Në Shqipëri ajo pati një rol kyç në detyrimin e palëve për të arritur një kompromis për reformën në drejtësi që çoi në miratimin e saj me konsensus në Kuvend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>