Balkan Insight: Hashim Thaçi nxit “korrigjimin e kufijve” me Serbinë

Balkan Insight: Hashim Thaçi nxit “korrigjimin e kufijve” me Serbinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh ditën e enjte se një nga çështjet që do të diskutohet në takimin me Presidentin serb Vuçiç do të jetë bashkimi i shqiptarëve etnik në luginën e Preshëvës me Kosovën.

“Përfundimisht dhe zyrtarisht, i pëlqen diku apo jo unë, do ta shtroj kërkesën e shqiptarëve të luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, që ajo pjesë t’i bashkëngjitet territorit të Kosovës”, u shpreh Thaçi për median.

Ai shtoi se ideja e korigjimit të kufijve do të adresojë “korrigjimin e padrejtësive që i janë bërë popullit shqiptar”.

Propozimet për shkëmbim territori ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pjesë e një marrëveshje përfundimtare për të normalizuar marrëdhëniet: Lugina e Preshëvës t’i bashkohet Kosovës dhe pjesa veriore e Kosovës me shumicë serbe t’i jepet Serbisë ka ngritur polemika javët e fundit.

Por, Thaçi ka deklaruar se nuk do të pranohet asnjë ndarje e territorit të Kosovës.

“Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë me asnjë çmim diçka të tillë. Por askush nuk duhet t’i frikësohet bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, Kosovës”, tha Thaçi.

Deklaratat e Thaçit u bënë pas një dite të gjatë takimesh me Kryeministrin e Kosovës, Haradinaj, Kryetarin e Kuvendit Veseli dhe zëvëndëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Gjatë ditës Thaçi ka zhvilluar edhe një takim të përbashkët me Ambasadorët e SHBA-ve në Kosovë dhe në Serbi, Greg Delawie dhe Kyle Scott, gjatë të cilit u diskutua dialogu me Serbinë.

Thaçi, pas takimit shkroi në Facebook se “Ne biseduam edhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje finale, e cila duhet të përmbyllet me njohje reciproke, anëtarësim të Kosovës në BE, NATO dhe OKB”.

Dy orë më vonë Thaçi pati një bisedë telefonike me Zëvendës Sekretarin ë Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Azisë Wess Mitchell për situatën aktuale.

“Ne u pajtuam që t’i intensifikojmë përpjekjet për të arritur një marrëveshje, e cila njëherë e përgjithmonë do t’i mbyllë armiqësitë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Mitchell, gjithashtu pati një bisedë telefonike edhe me Presidentin e Serbisë Vuçiç.

Deklarata e fundit e Thaçit në lidhje me korrigjimin e kufijve bëri që opozita në Kosovë të propozojë një rezolutë ku shkruhet se askush nuk ka të mandatin të negociojë për territorin e Kosovës.

Opozita kërkon që rezoluta të votohet në Kuvend më 4 shtator, përpara se Thaçi të takojë Vuçiçin në Bruksel.

Ende është e paqartë se si opozita do të gjej votat në Kuvend, por propozimi i tyre ka mbështetjen e Kryeministrit Haradinaj, i cili deklaroi se do të votojë pro rezolutës nëse ajo bën fjalë vetëm për mandatin për të negociuar mbi territoret e Kosovës.


Botuar në BalkanInsight/Përkthyer nga Exit.al

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>