Balla akuzon PD dhe LSI për bllokim të votës së emigrantëve

Nga Exit News
Balla akuzon PD dhe LSI për bllokim të votës së emigrantëve

Taulant Balla, Sekretar i Përgjithshëm i PS-së akuzoi PD-së dhe LSI-së se nuk duan votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

“Është e papranueshem dhe nuk kam arritur ta pranoj pse pd dhe LSI nuk e duan votën e shqiparëve që jetojnë jashtë. Shpresoj të pranohet propozimi i KQZ-së”, u shpreh Balla në një dalje për median, të premten.

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka nisur manipulimin e votës së emigrantëve duke emëruar eksponentë të lartë të Partisë Socialiste për regjistrimin e tyre.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka thënë se votimi i emigrantëve nuk do të realizohet nëse nuk ka dakordësi mes partive politike.

“Duhet konsensus për të siguruar votën e emigrantëve. Nëse nuk bie palët dakord ne nuk do ta zbatojmë projektin”, u shpreh Celibashi, në një konferencë për shtyp, më 11 shkurt.

Ndërsa, përfaqësues të grupimit ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ (DSHL), pjesë e grupit të punës së ngritur nga KQZ për votën e diasporës u shprehën se partitë politike i tremben votës së emigrantëve.

Në dhjetor 2020, KQZ propozoi votimin e emigrantëve “përmes postës dhe shkarkimin e fletës së votimit online nga faqja e KQZ-së”.

Kujtojmë se me 24 shkurt është afati i fundit për regjistrimin e emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>