Balla akuzon PD dhe LSI për bllokimin e votës së emigrantëve

Nga Exit News
Balla akuzon PD dhe LSI për bllokimin e votës së emigrantëve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzon Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim se nuk duan që emigrantët të votojnë nga jashtë vendit.

Balla ka ndarë në Facebook, momente nga takimi me disa qytetarë në Elbasan, ku ndër të tjera është folur edhe për votën e emigrantëve.

Kreu i socialistëve në Kuvend, shprehet i keqardhur që PD dhe LSI kundërshtojnë votën e emigrantëve nga atje ku jetojnë dhe punojnë.

Balla thekson gjithashtu se votimi me postë është një procedurë që ndiqet në të gjithë botën.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë dalë publikisht me qëndrime kundër votimit të emigrantëve nga jashtë.

mbledhjen e fundit të KQZ-së, përfaqësuesit e palëve nuk arritën një konsensus lidhur me votën e emigrantëve.

KQZ ka propozuar më herët votimin e emigrantëve me postë por ende nuk ka një projektvendim konkret pasi më parë është përgatitur procedura e regjistrimit të emigrantëve në zgjedhje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>