Balla premton më shumë vëmendje për arsimin profesional

Nga Exit News
Balla premton më shumë vëmendje për arsimin profesional

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se qeveria “ka patur dhe do të ketë vëmendje të shtuar tek arsimi profesional”.

“Historia që duan të shkojnë të gjithë në Unviersitet për t’u bërë jurist e mjek, duhet të marri fund, pasi duhet të sigurojmë që çdo i ri apo e re e vendit duhet të ketë një profesion, dikush topograf, dikush saldator”, tha Balla të mërkurën.

Balla ironizoi opozitën për propozimin prej 9% të tasksimit mbi fitimin, një ditë pasi kryeministri Rama premtoi zerim të taksës për biznesët e vogla.

“Ata që nuk fitojnë ndonjëherë, bëjnë edhe premtime qesharake. Biznesi i vogël ka një partner të pazëvendesëushëm tek qeveria Rama dhe PS”, shtoi Taulant Balla.

Takimi i z. Balla duket se ka ardhur pas takimit që drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit për PD, Gazment Bardhi, ka zhvilluar në qytet.

Nëse Balla e vuri theksin te arsimi profesional, Bardhi u përqëndrua te ndihma ndaj studentëve që nuk mund të përballonin tarifat ose gjenden në vështirësi ekonomike.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme