“Belshi është Toskana e Shqipërisë dhe që ne të krijojmë të ardhura, duhet të krijojmë kapacitete”. Kështu u shpreh drejtuesi politik i Elbasanit për PS-në, në një takim elektoral në Belsh, duke folur për investimet e qeverisë.
Balla i kërkoi qytetarëve të Belshit votën për PS-në dhe kryeministrin Rama në 25 prilli.
Ai gjithashtu premtoi “investim për rrjetin e ujit të pijshëm në Belsh është një investim që nuk e bën dot asnjë qeveri tjetër, nëse nuk kemi Edi Ramën kryeministër”.