Balla dhe Rushaj deklaratë për median: komisionet hetimore vendosen më 14 tetor

Nga Exit News
Balla dhe Rushaj deklaratë për median: komisionet hetimore vendosen më 14 tetor

Kryetarët e grupeve parlamentare të PD-së dhe PS-së u shprehën për median pas përfundimit të mbledhje së Konferencës së Kryetarëve.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se opozita dhe shumica kanë rënë darkord për shtyrjen e afatit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me 2 vite.

Ai u shpreh se Konferenca e Kryetarëve do të diskutojë edhe kërkesën e deputetit të LSI Petrit Vasili për pjesmarrjen në komisionin hetimor për zgjedhjet.

“Pjesëmarrja në komisione do të jetë fizike, por me kushtin që deputetët të paraqesin certifikatë e vaksinimit apo dhe test negativ jo më vonë se 48 orë”, shtoi Balla.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PD-së Rushaj tregoi se komisionet hetimore do të miratohen në seancën e datës 14 tetor.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme