Balla e Veliaj komentojnë shkarkimin e Shahinit: Rama ndërroi ‘një lojtare të ekipit’

Nga Exit News
Balla e Veliaj komentojnë shkarkimin e Shahinit: Rama ndërroi ‘një lojtare të ekipit’

Kreu i grupit parlamentar socialist Balla dhe kryebashkiaku Veliaj kanë komentuar shkarkimin e ministres së Arsimit Besa Shahini. Të dy e kanë komentuar shkarkimin e saj si një lëvizje të ‘trajnerit’ të qeverisë, Ramës, për ‘ekipin që luan në fushë’, kabinetin e ministrave.

I ftuar në ‘News24’, Balla u shpreh:

“Gjithmonë në çdo qeveri ka ndryshime të drejtuesve të ministrive përkatëse. Kryeministri Rama ka ditur gjithmonë që të krijojë një shpirt ekipi brenda ministrave.”

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj, në një intervistë për Sokol Ballën, deklaroi:

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.

Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes.”

Besa Shahini u shkarkua si ministre e Arsimit një ditë më parë. Vendin e saj e zuri Evis Kushi, deputete.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>