
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kryer një takim me biznesin e vogel në qytetin e Elbasanit pasditen e së premtes.
Ai tha se politikat e suksesshme të qeverisë, veçanërisht ofrimi i shërbimeve online për bizneset, kanë kontribuar në uljen e korrupsionit.
Balla ka gjetur rastin të ironizojë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, lidhur me padinë e depotituar paraditen e sotme në SPAK.
“Por, për Gazin një gjë ua them me siguri të plotë, kur të dalë rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, Gazi do padisë dhe do kallëzoj në prokurori për tradhti të lartë dhe për tallje me udhëheqjen të gjithë PD-në e Elbasanit,” u shpreh Balla.
Bardhi deklaroi se Balla ka kryer një krim elektoral në Elbasan, duke ushtruar presion ndaj personave që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.