Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë miratuar në përputhje me Kushtetutën.
Në një deklaratë për mediat, Balla tha se marrëveshja e 5 qershorit është miratuar 100 përqind , duke theksuar se ndryshimet në KZ nuk janë të lidhura me njëra tjetrën.
“Ndryshimet në kodin zgjedhor kanë sot dakordësinë më të madhe të kërkuar mga Kushtetuta. Shumica e opozitës parlamentare kanë votuar në favor. Marrëveshja e 5 qershorit është realizuar 100 përqind. Ndryshimet dhe marrëveshja e 5 qershorit nuk janë të lidhura më njëra tjetrën. “
Balla shtoi se listat për kandidatët për deputetë janë të hapura, ndërsa për opinionin e Komisionit të Venecias, pohoi se koha është e shkurtër dhe se KQZ e re duhet të përgatitet për zgjedhjet e 25 prillit.