Balla: Opinioni i Venecias i pamundur nëse do kishim miratuar dekretin e Metës

Nga Exit News
Balla: Opinioni i Venecias i pamundur nëse do kishim miratuar dekretin e Metës

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla konfirmojë se kodi zgjedhor do të miratohet të enjten.

Pas përfundimit të Forumit Ballkanik të antisemitizmit, Balla tha për median se “në rast se ne do të votonim dekretin e presidentit pro, do të bëhej e pamundur të adresonim dhe opinionin Venecias”.

Ai tha se nuk ka kohë për të pritur opinionin e Venecias, por ai do të adresohet pas zgjedhjeve të 25 prillit:

“Venecia ka refuzuar kërkesën e Presidentit për një opinion urgjent, e ka futur në procedurë normale. Kryeministri dhe kreu i PS tha dje se ne mbetemi gjithmonë të hapur por duke përllogaritur që çdo ditë është e humbur, ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi”.

Komisioni i Venecias njoftoi të martën se kërkesa e Presidentit Meta për ligjshmërinë e Kodit Zgjedhor do të shqyrtohet në dhjetor, sipas një procedure normale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>