Balla opozitës e presidentit: Mos i lexoni opinionet e Venecias si ‘tifozë të ekzaltuar’

Nga Exit News
Balla opozitës e presidentit: Mos i lexoni opinionet e Venecias si ‘tifozë të ekzaltuar’

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së, i bëri thirrje të shtunën, opozitës dhe presidentit që të mos i përdorin opinionet e Komisionit të Venecias për politikë, por për të çuar përpara reformat.

Në një konferencë për shtyp, Balla tha se komentet e Venecias, si për ligjin e medias, ashtu dhe për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të lexohen nga presidenca dhe opozita me ekzaltimin e ‘një tifozi’:

“Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje, pa euforinë si tifoza të ndonjë ekipi të katëgorsë së tretë, dhe me qëllimin e vetëm që t’i shqrbejq zbatimit të shpejtë të reformormave në vend, reforma të shumëpritura nga shqiptarët.

Është detyra jone si ligjvënës që opinionet të mos i lexojmë me disa fjali të shkëputura, por në tërësinë e tyre.

Parlamenti si përfaqësues i sovranitetit të popullit ka përgjegjësi që jo vetëm të zbërthejë çdo rekomandim të opinioneve, por edhe të adresojë hapat e duhur për zbatimin e tyre. 

Si i tillë ky proces nuk mund të jetë një proces ekzaltimi që minimizohet vetëm në ‘kush ka të drejtë’.

Kush nuk e kupton këtë dhe e sheh Venecian me “kush fiton”, nuk ka shqetësim as demokracinë, as ligjin dhe as standardet.”

 Në 19 qershor, Komisioni i Venecias vendosi t’i japë të drejtë Presidentit Meta ne të gjitha veprimet e tij dhe rrëzoi veprimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në lidhje me konfliktin për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (GJK).

Po ashtu Venecia hodhi poshtë paketën anti-shpifje të qeverisë, të miratuar në dhjetor 2019.

Komisioni ngriti dyshime të thella për pavarësinë e Autotitetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe pohon se dhënia e kompetencave të zgjeruara cenon lirinë e medias.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>