Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla e cilësoi “provokim politik sjellen e militantëve të PD”.
Basha tha se incidenti ka qenë i organizuar nga Lulzim Basha dhe Ilir Meta.
“Përgjigjen për këtë spektakël dhunimi Saliu, Meta dhe Luli do e marrin më 25 prill”, tha Balla të dielën në një postim në Facebook.
“Meqënëse Lulzim Basha flet për banda, pamja e sotme ishte tamam pamja e një bande pengmarrësish të festës, me zhurmën përçarëse e me flamujt e Partisë Demokratike, me 3-4 makina të shtrenjta që xhironin gomat në mes të mijëra qytetarëve, familjarëve, fëmijëve”, tha Balla.
Dita e Verës në Elbasan u shoqërua me përplasje politike mes PD dhe PD. Basha dhe Rama vizituan qytetin në të njëjtën kohë dhe kjo shkaktoi një incident mes simpatizantëve të të dyja forcave. Po ashtu u raportua se ka pasur dhe të shoqëruar në Polici.