Balla përgënjeshtron PD-në: Mbledhjet e Komisioneve edhe fizikisht, edhe online

Nga Exit News
Balla përgënjeshtron PD-në: Mbledhjet e Komisioneve edhe fizikisht, edhe online

Kreu i grupit parlametar të PS-së hodhi poshtë të mërkurën pretendimet e Partisë Demokratike se shumica socialiste vendosi zhvillimin online të mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare.

“Natyrshëm do ketë komisione që do zhvillojnë punën online dhe po aq natyrshëm do ketë mbledhje të komisioneve që do shfrytëzojnë dy sallat e vetme për mbledhje komisioni me distanca,” deklaroi Balla, duke shtuar se mbledhjet e rëndësishme do të zhvillohen me pjesëmarrje fizike.

Ai tha se nuk ishte përpjekje për të dëmtuar opozitën, por se vendi gjendet në gjendje të jashtëzakonshme, me infektime të larta ditore dhe se Parlamenti duhet të jepte mesazhin që duhet të jemi të kujdesshëm.

“Këtu nuk ka asnjë lloj përpjekje për të vrarë parlamentarizmin, për të mos i dhënë hapësirë opozitës,” pohoi Balla.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi e quajti vendimin më herët si “qesharak” në një kohë që 140 deputet të parlametit apo Këshilli i Ministrave mblidhen fizikisht.

Palët, ndërkohë, ranë dakord në Konferencën e Kryetarëve mbi nevojën e vaksinimit të detyruar të deputetëve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>