Balla: Qeveria fond 53 milionë dollarë për reformën në drejtësi, të ndëshkohen ata që bëjnë pazare me drejtësinë

Nga Exit News
Balla: Qeveria fond 53 milionë dollarë për reformën në drejtësi, të ndëshkohen ata që bëjnë pazare me drejtësinë

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se qeveria do të investojë 53 milionë dollarë për reformën në drejtësi duke shruar 668 personel të nevojshëm.

Gjatë fjalës së tij në parlament, Balla kërkoi ndëshkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas tij nuk e kalojnë vetingun dhe bëjnë pazare me drejtësinë.

“Tek reforma në drejtësi, japim 53 mln $ të tjera për 668 personel shtesë. Dhe gjej rastin të vijoj të shpreh mbështetjen e plotë për procesin historik të pastrimit të drejtësisë nga ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar duke nxitur ecjen me tëj të vettingut dhe goditjen e cdo gjyqtari apo prokurori që vazhdon të bëjë pazar me drejtësinë sikurse janë rastet e fundit të zbuluara nga media në vend, ku gjyqtarë e prokurorë në vetëdije të plotë të moskalimit të vettingut vijojnë të bëjnë tregti me drejtësinë. Këto janë akte të rënda që nuk do të kalojnë pa ndëshkim.”

Balla kërkoi gjithashtu hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vetingu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>