Balla quan fajtor policin që vrau Klodianin por jo strukturën e Policisë

Nga Exit News
Balla quan fajtor policin që vrau Klodianin por jo strukturën e Policisë

Rrethanat bëjnë fajtor policin që vrau Klodian Rashën por jo strukturat e Policisë, tha numri dy i PS Taulant Balla.

Balla tha të dielën për News 24 se as ministri Sandër Lleshaj nuk ishte fajtor. Sipas tij ai “zbatoi standardin e vendosur nga qeveria e cila nuk pret të reflektojë kur protestohet”.

“Ska asgjë më të rëndësishme se jeta, dhe rrethanat bëjnë me faj punonjësin e policisë, por kurrsesi tërë strukturën e Policisë. Shpreh ngushëllimet për familjen dhe të nxis institucionet e prokurorisë, që ti shkojë çështjes deri në fund, dhe përgjegjësia të jetë ndaj personit që ka marrë jetën e një djali të ri”, tha Balla.

Balla ka akuzuar protestuesit se janë të paguar nga PD dhe LSI.

Ai tha se ka informacione që protestat janë organizuar nga opozita.

“Edhe në disa djem e vajza të reja, u keqpërdorën nga elementë të infiltruar dhe nga ata që nuk gjejnë rast të përdorin politikisht edhe vdekjen. Opozita bën politikë me numrat e të vdekurve nga coviD-19, me një rast flagrant, që Policia dhe Prokuroria kanë vijuar”, pohoi ai.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>