Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla deklaroi të premten se shumica socialiste do të rimiratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit, pas mosdekretimit të tyre nga presidenti Meta.
Gjatë një aktiviteti electoral në Elbasan, Balla akuzoi Metën se po vonon procesin që i jep popullit të drejtën për të zgjedhur deputetët e tij:
‘Më vjen keq që Presidenti mori të gjithë kohën e mundshme për të vonuar procedurat parlamentare, por s’kemi asnjë ditëpër të humbur, Kodi Zgjedhor ka transformuar tërësisht qasjen dhe i ka dhënë më shumë fuqi popullit, jo vetëm për të zgjedhur partinë politike, por edhe kandidatin që dëshiron.’
Duke e quajtur Metën ‘hileqar’ dhe ‘mistrec’, Balla tha se PS-ja do të vazhdojë punën sensibilizuese ndaj qytetarëve:
‘Çdo lloj vonese, e shkatuar për shkak të një presidenti mistrec dhe hileqar, unë besoj që ne kemi të gjitha mundësitë të vijojmë punën sensibilizuese dhe shpjeguese ndaj qytetarëve.’