Balla, respektojmë marrëveshjen e 5 qershorit për ngritjen e KQZ-së

Nga Exit News
Balla, respektojmë marrëveshjen e 5 qershorit për ngritjen e KQZ-së

Shumica socialiste do të zbatojë marrëveshjen e 5 qershorit për ngritjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, në një komunikim për median për përgatitjen e Asamblesë së socialistëve.

Balla theksoi se ndryshimet kushtetuese do të zbatohen dhe do të përkthehen në Kodin Zgjedhor. Ai i bëri thirrje qytetarëve profesionistë të aplikojnë për pozicionin e Kryekomisionerit të KQZ-së:

“Njerëz me eksperiencë që deri më 18 shtarot mund të dorëzojnë dokumentat për kryekomisionerin e KQZ, zëvendëskryekomisioneri i takon opozitës”.

Balla mohoi pasjen e një marrëveshje për detin mes qeverisë shqiptare dhe greke për faljen e detit.

Ndërsa, për sezonin e ri parlamentar Balla tha se për ligjin e medias do të vazhdojnë komunikimet me instituconet e huaja, deri në plotësimin e ligjit. Madje ai tregoi se shumica socialiste ka plan të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të Radio Televizionit Shqiptar.

Kujtojmë se në fillim të shtatorit PS ka thirrur mbledhjen e Asamblesë per tu përgatitur për zgjedhjet e 2021. Në media, gjithashtu kanë qarkulluar lajme se Kryeministri Rama do të bëjë ndryshime në qeveri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>