Balla, së bashku me opozitën e re miratojmë reformën zgjedhore

Balla, së bashku me opozitën e re miratojmë reformën zgjedhore

Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS, në një intervistë për News24 bëri të ditur se PS dhe opozita e re do të miratojnë kodin e ri zgjedhor.

“Kodi Zgjedhor kërkon konsensus, por kujtoj se Kodi Zgjedhor miratohet në Kuvendin e Shqipërisë. Kujtoj se ka 3 grupe parlamentare opozitare sot në Kuvendin e Shqipërisë. Ata dhe ne jemi dakord që Shqipëria të ketë një kod të ri zgjedhor”.

Madje, Balla u shpreh se për zgjedhjet e përgjithshme të 2021 shqiptarët do të mund të votojnë elektronikisht.

“Në vitin 2021 ne do të mundohemi të rregullojmë infrastrukturën. Ne do përpiqemi që të votohet në mënyrë elektronike dhe kështu edhe votimi bëhet më shpejt. Ne do përpiqemi që edhe shqiptarët që jetojnë jashtë të mund të votojnë”— tha Balla.

Pavarësisht se shumica socialiste ka deklaruar se do ta miratojë kodin e ri zgjedhor, deri me tani asgjë nuk ka ndodhur. E vetmja risi është ndryshimi i kryetari të Komisionit të reformës Bledi Çuci në shkurt të 2019.

Madje, mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore u mbajt në maj te 2019, nje muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve vendore.

OSBE-ODIHR-i ka rekomanduar vazhdimisht miratimin e një Kodi Zgjedhor të ri sipas propozimeve të saj, ku përfshihet edhe depolitizimi i plotë i të gjitha organeve zgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>