Balla: Nuk parashikojmë dot skepticizmin e vendeve të BE-së

Nga Exit News
Balla: Nuk parashikojmë dot skepticizmin e vendeve të BE-së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi të hënën, se Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vendosura për të merituar zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-së.

Pas mbledhjes në PS, Balla tha se skepticizmi i vendeve si Holanda nuk mund të parashikohet se si do të përkthehet në momentin e marrjes së vendimit, pasi këto vende kanë dhe problemet e tyre të brendshme:

“Edhe nga kolegët nga ana e Holandës kemi marrë vlerësimet për arritjen dhe parakushteve deri në momentin që flasim. Nëse hyjmë në çështje që s’kanë lidhje me Shqipërinë, por kur hymë tek temat e zgjerimit do thoja që ju e dini që në mars mos gaboj janë zgjedhjet në Holandë, në maj rajonalet në Francë, në shtator në Gjermani, ajo që unë shpresoj është që vendet anëtare të BE nuk  duhet që fushata e tyre zgjedhore t’i lidhin me aspiratat e vendeve që kanë plotësuar kushtet.”

Balla theksoi se i vetmi institucion që vendos për zhvillimin apo jo të Konferencës së Parë Ndërqeveritare është Komisioni Europian:

“Vlerësimi i vetëm do jepet nga Komisioni Europian, i cili është i vetmi vlerësim korrekt. Komisioni Europian është shprehur se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Shqipëria pjesën e vetë të detyrave e ka bërë, pjesa që lidhet me këndvështrimet e vendeve anëtare nuk parashikohet dot.”

Sipas Ballës, presidenca gjermane e BE-së e cila përfundon në 31 dhjetor 2020, ka në objektivat e saj zhvillimin e konfererencave të para për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut:

“Presidenca gjermane që përfundon në 31 dhjetor ka objektivat e veta për Konferencat Ndërqeveritare.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>