Balla: Shqipërisë i duhet transparenca e pronësisë së medias

Nga Exit News
Balla: Shqipërisë i duhet transparenca e pronësisë së medias

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi, se enjten, se shumë media, pronari i të cilave nuk dihet, shkruajnë lajme të rreme.

Duke foluar gjatë seancës plenare, Balla mori shkas nga debate mes ministrit Lleshaj dhe deputetit të opozitës Andi Përmeti për makinën e ministrisë:

“Shqipëria e ka të domosdoshëm transparencën e pronësisë së medias. Duhet të ketë të publikuar zyrtarisht se kush është pronari. Kush janë gazetarët që shkruajnë lajme fake. 

Meqënëse pati një shkëmbim replikash. Përpara se të ngrini gishtin e akuzës për një lajm të caktuar, bëni mirë që të drejtoheni zyrtarisht. Nëse doni informacion mbi makinën e ministrit të brendshëm apo çdo zyrtar i këtij shteti dhe shkruani 2 gisht letër e drejtohuni zyrtarisht.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>