![taulant balla Balla sqaron mungesën e Ramës: Ka ikur në Abu Dabi për rindërtimin](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/09/taulant-balla.jpg)
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot, 26 nëntor Emiratet e Bashkuara për të firmosur marrëveshjen për përfitimin e grantit 70 milionë euro për procesin e rindërtimit.
Lajmin e dha sekretari i Përgjithshëm socialist Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Më parë ish-kryeministri Berisha shkroi në Facebook, se Kryeministri Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara për vaksinën kundër Covid-19.
Emiratet e Bashkuara u zotuan në Konferencën e Donatorëve se do t’i japin Shqipërisë 70 milionë euro për të ndihmuar në procesin e rindërtimit. Emiratte ishin vendi me vlerën më të lartë të donacioneve në para, pas Bashkimit Evropian.