Balla sulmon Metën: Po vonon pakuptim përgatitjet për zgjedhjet

Nga Exit News
Balla sulmon Metën: Po vonon pakuptim përgatitjet për zgjedhjet

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla akuzoi sërish presidentin Meta se po vonon në mënyrë të pakuptimtë përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë një takimi elektoral me të rinj nga Elbasani, të shtunën, Balla tha se ‘fleta e votimit ende nuk është dizajnuar për shkak të vonesës së pakuptimtë të shkaktuar nga presidenti.’

Balla ftoi të rinjtë e PS-së që të aplikojnë në portalin ‘Deputeti që duam’, për të shtuar ‘fuqitë e reja’ në PS.

Një ditë më parë, presidenti Meta vendosi mosdekretimin dhe kthimin në kuvend të ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor, por shumica socialiste ka deklaruar se do t’i rimiratojë ato në kuvend.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>