
Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, foli sot për luftën kundër korrupsionit, në mbledhjen e Këshillit të Integrimit:
“Nuk ka pasur asnjë dyshim që maxhoranca qeverisëse e drejtuar nga Edi Rama ka ekuivokë apo tërheqje për të çuar para reformën në drejtësi. Dua të nënvizoj se hapat e ndërmarra për të luftuar korrupsionin, kanë qenë të vazhdueshme.
Korrupsioni duhet të luftohet nga të gjithë. Kur bie fjala për çuarjen para të reformës në drejtësi, opozita parlamentare e ka mbështetur dhe vijon ta mbështesë”.
Ai i bëri thirrje çdo qytetari të bëjë denoncime dhe në SPAK.