Balliu akuza Veliajt: Tokën publike tek Unaza e Re do e japë për pallate

Nga Exit News
Balliu akuza Veliajt: Tokën publike tek Unaza e Re do e japë për pallate

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se po tenton të vjedhë tokën publike në zonën e Unazës së Re për të dhënë leje për pallate.

Në një deklaratë për median, pas seancës gjyqësore për banorët protestues të Astirit, Balliu paralajmëroi publikimin e dokumenteve për të vërtetuar akuzat e tij:

“Shumë shpejt, gjatë kësaj jave, do të nxjerrim dokumente zyrtare se si zyrtarë të bashkisë po vjedhin lulishte apo pronë publike për pallate në zonën e Unazës së Re.”

Balliu tha se gjykatat janë mbushur me gjyqe kundër banorëve që protestojnë dhe jo kundër atyre që vjedhin:

“Vetëm sot ka afro 60 persona që janë në gjyqe për shkak të protestave. Gjykatat janë mbushur vetëm me protestues. Këtu po gjykohen ata që kanë protestuar dhe jo ata që po vjedhin dhe bëjnë krime.”

Balliu shprehu bindjen se në 25 prill qytetarët do të rrëzojnë qeverinë e Ramës:

“Kjo qeveri në 25 prill do të shkërmoqet. Jo sepse kështu do një pjesë, por duan të gjithë.”

Klevis Balliu është një prej të akuzuarve për organizimin e protestave kundër projektit korruptiv të Unazës së Re.

Balliu dhe banorët e zonës akuzohen dhe për pjesmarrje në protesta të paligjshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>