
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, kërkoi të mërkurën që të pushohen çështjet për banorët arrestuar në protestat e Unazës së Re.
Balliu tha se çështja e gjykuar të mërkurën u pushua, por mbeten edhe shumë çështje të tjera në gjykim për pjesmarrësit në protestat tek zona e Astirit.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënim me gjobë ose me një vit burg për 10 protestues, pëfshi edhe ish-deputetin Balliu, për organizimin e protestave të paligjshme.
Nga nëntori i 2018 deri në shkurt të 2020, banorët e zonës së Astirit në Tiranë që prekeshin nga projekti i Unazës së Madhe, protestuan kundër prishjes së godinave.
Nga zbatimi i projektit u prishën rreth 300 shtëpi dhe biznese.