Balliu kërkon pushimin e çështjeve për protestuesit e Unazës së Re

Nga Exit News
Balliu kërkon pushimin e çështjeve për protestuesit e Unazës së Re

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, kërkoi të mërkurën që të pushohen çështjet për banorët arrestuar në protestat e Unazës së Re.

Balliu tha se çështja e gjykuar të mërkurën u pushua, por mbeten edhe shumë çështje të tjera në gjykim për pjesmarrësit në protestat tek zona e Astirit.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënim me gjobë ose me një vit burg për 10 protestues, pëfshi edhe ish-deputetin Balliu, për organizimin e protestave të paligjshme.

Nga nëntori i 2018 deri në shkurt të 2020, banorët e zonës së Astirit në Tiranë që prekeshin nga projekti i Unazës së Madhe, protestuan kundër prishjes së godinave.

Nga zbatimi i  projektit u prishën rreth 300 shtëpi dhe biznese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>