Balluku: Albcontroli në normalitet, prokuroria të zbardhi ngjarjen

Nga Exit News
Balluku: Albcontroli në normalitet, prokuroria të zbardhi ngjarjen

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se kompania Albcontrol është në normalitet të plotë dhe se kontrollorët janë kthyer në punë pas thirrjeve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balluku i bën thirrje prokurorisë të zbardhë menjëherë ngjarjen.

“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë janë në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi.”

Disa prej kontrollorëve në aeroportin e Rinasit janë kthyer në punë, sipas mediave.

Ata  pezulluan punën e tyre të mërkurën.  Ata pretenduan se ishin nën stres për shkak të mosmarrëveshjeve me bordin e agjencisë së tyre, Albcontrol.

Ata thanë se kishin stres për shkak të shkurtimit të pagave dhe pushimit nga puna të kolegëve të tyre.  Kontrollorët thanë se qeveria kishte refuzuar të dëgjonte ankesat e tyre për 10 muajt e fundit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>