Balluku: Kodi i Punës ndalon grevat në sektore sensitive

Nga Exit News
Balluku: Kodi i Punës ndalon grevat në sektore sensitive

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një konferencë për shtyp pasditen e së mërkurën u shpreh se greva e punonjësve të Albcontrol është e paligjshme, pasi Kodi i Punës e ndalon grevën në sektore sensitive.

Kemi situatë të jashtëzakonshme. Kontrollorët kanë vendosur që të bëjnë një grevë tërësisht të paligjshme. Në kodin e Punës është e përcaktuar qartë që; ndalohet greva për sektorët sensitiv, duke e nënvizuar dhe trafikun ajror,” u shpreh ajo.

E gjitha, sipas Ballukut, sepse duan para në kohë pandemie dhe janë gati të “marrin peng Republikën e Shqipërisë sikur ta kenë tokën e babait të vetë.”

Ajo gjithashtu theksoi se pagat nuk janë thënë si më parë sepse për shkak të pandemisë, nuk ka patur punë.

 

 

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme