Balluku: Kontrollorët nuk pranuan të negocionin, ishte grevë politike

Nga Exit News
Balluku: Kontrollorët nuk pranuan të negocionin, ishte grevë politike

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku,  deklaroi të shtunën në emisionin ‘’Kjo Javë’’  në News24  se kontrollorët nuk kanë pranuar të negocionin dhe se greva kishte prapaskëne politike.

Komenti erdhi në përgjigje të pyetjes nëse mund të ndërhyej në tjetër mënyrë, pa përfshirë Forcat e Armatosura.

Ajo nuk pranoi të përdorte fjalën “grusht shteti“, por tha se ishte një situatë e paprecedentë.

Balluku tha se çështja s’ka përse të jetë më në qendër të vëmendjes, pasi situatën e ka marr në dorë drejtësia.

Kjo duhet të pushojë të jetë në qendër të vëmendjes pasi mirë apo keq tashmë e ka marrë drejtësia në dorë dhe kur e merr drejtësia në dorë secili duhet të marri hakun e tij,” u shpreh ajo.

Ajo aludoi se situata u krijua nga një grup i vogël kontrollorësh, të nxitur nga element politike, që i kanë shfrytëzuar.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>