Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se me 15 korrik do të hapet bypass-i i Vlorës në mënyrë të përkohshme për sezonin veror për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.
“Kemi inspektuar të gjithë kantierin dhe për të diskutuar me inxhinierët dhe tekniket për të gjitha problematikat e hasura dhe për ta hapur këtë vepër në mënyrë provizore gjatë periudhës së sezonit. Do të lehtësohet trafiku e një rrugë të rëndësishme nga Radhima te Kalaja në Vlorë. Më 15 korrik do të hapet së bashku me sezonin turistik”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.