Balluku: Sheshi Shqiponja përfundon në fund të vitit, rruga e Arbrit në 2022

Nga Exit News
Balluku: Sheshi Shqiponja përfundon në fund të vitit, rruga e Arbrit në 2022

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka komentuar të shtunën në emisionin ‘’Kjo Javë’’  në News24 disa nga projektet infrastrukturore të qeverisë.

E pyetur për premtimin e përfundimit në pranverë të rrugës së Arbrit, ajo tha se i referohet kontratave, në të cilat rezulton se projekti mbyllet në 2022.

Gjithashtu tha se Sheshi Shqiponja ishte vonuar për shkak të protestave të opozitës, ndërsa theksoi se gjithë banorët e shpronësuar, janë kompensuar.

Balluku bëri me dije se projekti do të përfundojë në fund të vitit, ndërkohë që pretendoi se hapja e tuneleve ka liruar trafikun në hyrje të Tiranës.

Por dua të them dhe nënvizoj që duke e nisur nga java e kaluar, dy tunelet e hapura, nuk ka më pritje tek Casa Italia, me hapjen e të tretit, do të jetë ende më e lehtësuar dhe ai kantier do të përfundojë brenda këtij viti,” u shpreh ajo.

E pyetur nëse aeroporti i Kuksit është liçensuar, Balluku tha se pritet ende linçensimi ndërkombëtar.

Ndërkohë, brenda muajit lidhet marrëveshja për aeroportin e Vlorës shtoi ajo.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>