Balluku: Strukturat në gadishmëri, në Valbonë rikthehet energjia elektrike

Nga Exit News
Balluku: Strukturat në gadishmëri, në Valbonë rikthehet energjia elektrike

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi të hënën strukturat janë në gadishmëri për motin e keq dhe se në Valbonë është rikthyer energjia elektrike;

Balluku tha se po punohet për riparimin e linjës 40 km të gjatë në Kukës:

“Në Kukës, grupet e OSSH janë në krye të detyrës për të riparuar linjën 40 km të gjatë, e dëmtuar si pasojë e reshjeve të dëborës. Falë angazhimit dhe punës së bërë u bë e mundur normalizimi i situatës edhe në Valbonë. Jemi në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet për t’iu shërbyer qytetarëve”.

Si pasojë  e motit të keq në disa zona nuk ka pasur energji elektrike për disa ditë dhe po ashtu janë bllokuar rrugë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>