Banka Botërore do të lehtësojë blerjen e vaksinave përmes programit COVAX

Banka Botërore do të lehtësojë blerjen e vaksinave përmes programit COVAX

Banka Botërore dhe programi COVAX i OBSH-së për shpërndarjen e vaksinave zbuluan të hënën një mekanizëm financimi që synon të shpejtojë furnizimin me vaksina për vendet me nivele të ulëta vaksinimi.

Mekanizmi lejon COVAX-in të blerjë paraprakisht – me çmime më konkurruese – nga prodhuesit e vaksinave, bazuar në kërkesën e grumbulluar në të gjithë vendet, duke përdorur financimin nga Banka Botërore dhe bankat e tjera multilaterale të zhvillimit.

“Përdorimi i vaksinave mbetet sfida e vetme më e madhe me të cilën përballen vendet në zhvillim në mbrojtjen e njerëzve të tyre nga ndikimet shëndetësore, sociale dhe ekonomike të pandemisë COVID-19,” citohet nga Reuters presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

Marrëveshja e re lejon vendet, që kanë projekte të prokurimit të vaksinave të miratuara tashmmë nga Banka Botërore, të mund t’i blejnë përmes programit COVAX dhe Banka Botërore do të paguajë kostot, duke përdorur financimin ekzistues të projektit.

Marrëveshja e Bankës Botërore me COVAX, e cila mbështetet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (Gavi), do të ndihmojë vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të sigurijnë vaksina shtesë, përveç dozave plotësisht të subvencionuara që janë duke marrë.

Ndërmjetësimi i Bankës Botërore gjithashtu i lejon COVAX të blejë sasi të mëdha vaksinash, me çmime preferenciale.

“Ky mekanizëm do të mundësojë furnizime të reja dhe do të lejojë vendet të shpejtojnë blerjen e vaksinave. Ai gjithashtu do të sigurojë transparencë rreth disponueshmërisë së vaksinave, çmimeve dhe orareve të dorëzimit,” përfundoi Malpass.

LEXO  Ministri Gjiknuri kundër FMN e BB: PPP-të nuk kanë risqe financiare

Mekanizmi i ri vjen pasi OBSH-ja ka ngritur muajt e fundit disa herë shqetësimin mbi ritmin e ngadaltë të vaksinimit në vendet me të ardhura të ulëta.

Vetëm 1.1% e njerëzve në këto vende kanë marrë dozën e parë të vaksinave, krahasuar me 26.9% që është mesatarja globale.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>