Banka Botërore jep $12 miliardë për vaksinën Covid-19 në vendet e varfra

Nga Exit News
Banka Botërore jep $12 miliardë për vaksinën Covid-19 në vendet e varfra

Banka Botërore ka planifikuar 12 miliardë dollarë për të vaksinuar 2 miliardë njerëz, të vendeve të varfra, sapo vaksina të jetë gati.

Në një përpjekje për të përfshirë në skemën e vaksinimit edhe vendet e varfra, BB i ka kërkuar vendeve të pasura të mbështesin me para vendet e varfra, për 12 deri në 18 muajt e ardhshëm.

David Malpass, presidenti i BB tha se nisma u ndërmorr sepse Covid-19 ka pasur një ndikim më të madh tek vendet e mesme dhe të varfra.

Shumë vende , përfshirë edhe SHBA-të, Britannë, Kinën dhe Rusinë po punojnë për të zbuluar një mjekim për Covid-19, pa pritur për një vaksinë të efekshme.

Banka beson se ekonomia globale nuk do të rimëkëmbet tërësisht derisa njerëzit të ndjehen të sigurtë për të jetuar dhe punuar, dhe që të ndodhi kjo duhet të zbulohet një vaksinë.

Për të mbështetur, këto vende, Banka gjithashtu ka nisur vlerësimin e sistemit shëndetësor të vendeve për të identifikuar boshllëqet, investimet e mundshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>