Banka Botërore kritikon qeverinë Rama: Po i përdorni PPP-të pa kriter dhe pa transparencë

Banka Botërore kritikon qeverinë Rama: Po i përdorni PPP-të pa kriter dhe pa transparencë

Banka Botërore ka theksuar për të disatën herë rrezikun që i vjen Shqipërisë nga kontratat e Partneritetit Publik-Privat.

Sot, gjatë prezantimit të Raportit Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Hilda Shijaku, specialistja e BB në Shqipëri, deklaroi:

“Qëndrimi ynë ka qenë në lidhje me përdorimin e propozimit të pa kërkuar me këtë intensitet. PPP është një mënyrë për të ekzekutuar një investim publik. Në mendojmë se përdorimi i propozimeve te pa kërkuara është më i lartë se duhet të jetë.”

Në raport, BB shkruan se qeveria Rama duhet të analizojë më mirë risqet fiskale që i vijnë ekonomisë së vendit nga projektet e shumta të bëra ose të parashikuara për tu bërë nëpërmjet partneritetit publik-privat. Po ashtu, Banka rekomandon qeverinë që të jetë më transparente për mënyrë dhe procesin se si merr vendimet se cilat investime publike të bëhen me PPP.

Edhe më herët Banka Botërore ka shfaqur dyshime dhe kritika për projektin e Qeverisë Rama “1 miliardë dollarë” investime me PPP në infrastrukturë.

Ekspertët e BB-së për Shqipërinë kanë rekomanduar në mënyrë të vazhdueshme që projektit “1 miliardë dollarë me PPP” t’i bëhet një analizë e qartë dhe transparente për të parë përfitimet e vendit dhe qytetarëve.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, po ashtu, ka kritikuar ashpër Qeverinë Rama për përdorimin e partneriteteve publike-private.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>