
Presidenti i Bankës Botërore David Malpass të mërkurën tha se shpërndarja e ngadaltë e vaksinave COVID-19 në Europë ishte shqetësuese dhe zhgënjyese.
Malpass tha se zyrtarët gjermanë u thanë anëtarëve të Grupit të 20 ekonomive kryesore, se problemet e vaksinimit mund të çojnë në një “zbutje të parashikimeve të PBB-së”.
Ai gjithashtu tha se ishte shumë i shqetësuar për situatën aktuale me të cilën përballen njerëzit në Amerikën Latine dhe Karaibet. Por një rikuperim i fortë në Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojë në stimulimin e kërkesës për produkte nga rajoni, shtoi ai.