Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike të vendit

Banka Botërore uli parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2016 nga 3,5 në 3,4 për qind.

Në raportin e saj të muajit janar, Perspektiva Ekonomike Globale, shkruhet se niveli i lartë i kredive të këqija është shqetësues për ekonominë e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, niveli i defiçitit buxhetor vlerësohet si pengesë për rritjen ekonomike. Defiçiti buxhetor i Shqipërisë është thelluar gjatë dhjetë viteve të fundit dhe vlerësohet aktualisht në rreth 72, 5 për qind të prodhimit vendas. Ky është niveli më i lartë ndër vendet e rajonit (përjashtuar Greqinë). Banka Botërore rekomandon përshpejtimin e uljes së këtij defiçitit, në mënyrë që rritja ekonomike në vend të jetë e qëndrueshme.

Parashikimi i Bankës për rritjen ekonomike në vitin 2017 dhe 2018 është 3,5 për qind.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>